Sport

“Kosova është Serbi”! Tifozët e Sparta Pragës provokojnë Shaqirin

22 Tetor 2021, 11:07 Nga DOSJA

PRAGË-Lyoni i dha një leksion të mirë Sparta Pragës dje në ndeshjet e Europa League. Skuadra franceze fitoi me rezultat tenistik 4-3 madje edhe me 10 lojtarë ku Shaqiri ishte titullar në fushë.

Dukej sikur vendasit po nxirrnin inatin teksa rezultati ishte 2-2 dhe kamerat kapën pankarta të tifozëve çekë me hartën e Kosovës brenda kufijve të Serbisë. Shaqiri ishte bërë pjesë e debatit në Zvicër, ku një tifoz shqiptar hodhi në krahët e sulmuesi një xhaketë me logo të UÇK-së.

Veprimi jo vetëm që nuk ndikoi aspak te Shaqiri që luajti në mënyrën më të mirë ndeshjen. Nuk përjashtohet që UEFA të nisë një proçedim disiplinor ndaj Sparta Pragës e cila në këtë rast do të rrezikonte gjobë dhe ndeshje pa tifozë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport lyon shaqiri lyon shaqiri

Sondazh

Poll