Aktualitet

Banorët në protestë, bllokojnë për 20 minuta autostradën Lushnje-Fier

23 Tetor 2021, 07:41 Nga DOSJA
Banorët në protestë, bllokojnë për 20 minuta

FIER– Banorë të zonës kanë bllokuar për disa minuta autostradën Lushnje-Fier, në shenjë proteste për vendosjen e barrierave metalike në kryqëzimin e njohur si ‘pushimi i shoferit’. Bllokimi ka sjellë disa km varg makinash nga të dyja krahët e rrugës Lushnjë dhe Fier.

Pas negociatave me policinë rruga është liruar.

Arsyeja se përse qytetarët bllokuan rrugën, u bë mbyllja e kryqëzimit nga Autoriteti Rrugor Shqiptar ditën e djeshme. Ky kryqëzim ka shërbyer si nyjë lidhëse nga autostradë në drejtim të qytetit të Divjakës si dhe nga autostrada në njësitë administrative Krutje, Allkaj, Bubullimë, Fiershegan e më tej për në Kuçovë e Berat.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet autostrada lushnje-fier bllokohet autostrada lushnje-fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Tetor 2021, 19:29

Aksident në Don Bosko, makina përplaset me motorin

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen e Don Boskos në Tiranë. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor.Nga aksidenti është l...