Politike

VD-S’i ndahet Goros! Rama: Të çohet në 4 mëngjesit, të mbledhë plehrat me trastë

22 Tetor 2021, 11:18 Nga DOSJA
VD-S’i ndahet Goros! Rama: Të çohet në 4 mëngjesit,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk iu nda ditën e sotme kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goros, për të cilin tha se duhte të çohet në orën 4 të mëngjesit dhe të mbledhë plehrat. Gjatë mbledhjes me kryebashkiakët në ambientet e kryeministrisë, Rama tha se situata është kritike në Himarë, e se ajo pedonale duhet pastruar qoftë sikur vetë Goro të çohet në 4 mëngjesit dhe me një trastë në dorë të mbledhë mbetjet.


‘Ministrja do të vijë në gjithë territorin dhe do të shihen problemtatikat në terren sepse janë specifike. Nuk e konceptoj dot që një pedonale që përshkohet në këmbë, sikur Jorgua e Gjergji të çohet në 4 mëngjesit dhe me një trastë në dorë të mblidhte mbetjet. Çohem unë para atij dhe pastaj vjen një dumdum dhe nuk e di ça viti është e mbledh plehrat. Duke qenë se jeni të zgjedhur nuk mund të bëja dot transferimin e Pjerinit në Himarë dhe Jorgos në Lezhë. Puna është që të kemi dy Pjerinë dhe jo dy Jorgo. Sateliti do të na tregojë në kohë reale situatën. Do të jetë pjesë e punës së satelitit informimi. Nuk do të ketë më nevojë për inspektorë. Të mos kemi më ndërmjetës. Pamjet do t’i keni në tavolinë. Por ama as sateliti nuk na e pastron dot territorin.’-tha Rama. 

LAJMI KRYESOR:VD- Mbjetjet, Rama-kryebashkiakëve: Pastroni ose do ju vë sanksione. Shembull Lezha

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama me kryebashkiaket 22 tetor edi rama rama me kryebashkiaket 22 tetor

Sondazh

Poll