Politike

VD-Skandali me pallatin në Kinostudio,Rushaj me banorët: Shembjen e duan qeveritarët

22 Tetor 2021, 12:29 Nga DOSJA

TIRANË– Nënkryetari i PD, Alfred Rushaj, u takua me disa familje në zonën e Kinostudios, ku është deputet, për të përcjellë shqetësimin e tyre për shembjen e dyshimtë të pallatit ku banojnë 2 vjet pas tërmetit. Banorët shpjeguan të revoltuar se ekspertiza e parë e ka nxjerrë pallatin të sigurtë dhe të banueshëm, ndërsa një ekspertizë e mëvonshme, e pabazuar në ligjin shqiptar, e cilësoi në rrezik shembje.


“As nuk kanë ardhur për ta parë. Pallatin 5 katësh, në letra e kanë nxjerrë 3 katësh me tulla silikate, që nuk përputhet me realitetin”- tha një banor, që dispononte të gjithë dokumentacionin. “Pas tërmetit, Drejtori i Institutit të Ndërtimit, i ndjeri Agron Hysenlliu, ka hyrë në 250 familje, i shoqëruar nga unë, dhe në asnjë rast nuk ka thënë se këto pallate duhen prishur, por ka thënë “vij e banoj me gjithë fëmijët e mi pa asnjë lloj meraku”. Përkundër kësaj, sajuan një ekspertizë të rreme, të nxitur nga disa politikanë dhe oligarkë të lidhur me qeverinë”- u shpreh një banor tjetër.
Banorët e pallatit në Kinostudio besojnë se pas shembjes së pallatit qëndrojnë interesa financiarë të lidhur me pushtetin.

“Kemi të dhëna se për të rrëmbyer këtë tokë janë të interesuar politikanë në parlamentin shqiptar dhe njerëz të lidhur me pushtetin, që të ndërtojnë biznesin e tyre në kurrizin tonë”- tha një banor. “Duan të bëjnë grabitjen e tokës, pasi ndërpret një pjesë të madhe toke shumë pranë rrethrrotullimit të unazës së re të madhe. Ka interes që kjo tokë të marrë një zhvillim tjetër dhe ne të na lëvizin diku tjetër. Këtu ka interesa private të lidhura ngushtësisht me pjesën e tokës”-tha njëri nga banorët..

Për nënkryetarin e PD, Alfred Rushaj,  shembja e pajustifikuar e pallatit në Kinostudio është një nga rastet që tregon sjelljen mafioze të qeverisë.

Banorët zbuluan edhe një skemë të rëndë të abuzimit me fondet e qerasë nga Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj, i cili është njëkohësisht dhe deputet i zonës. “Një pjese të mirë u japin bonus qeraje dhe qendrojnë brenda në shtëpi. Disa kanë dhënë shtëpitë edhe me qera. Përmes këtyre personave na bëhet presion për të dalë që të shembet.”- tha një banor, ndërsa një kryefamiljare tregoi të gjitha dokumentat që faktojnë se banorët janë pronarë edhe të truallit të pallatit dhe nuk do të pranojnë të trajtohen padrejtësisht.

Partia Demokratike e ka referuar çështjen në SPAK për shpërdorim detyre, por ende nuk ka asnjë avancim për interesin e banorëve.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike alfred rushaj banoret ne kinostudio alfred rushaj banoret ne kinostudio

Sondazh

Poll