Politike

VIDEO-Rama: Buxheti nuk kalon nëse nuk parashikohet pastrimi i plehrave

22 Tetor 2021, 10:51 Nga DOSJA
VIDEO-Rama: Buxheti nuk kalon nëse nuk parashikohet pastrimi i plehrave

TIRANË– Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë kryetarët e Bashkive se asnjë buxhet nuk do futet në institucion nëse nuk do të ketë pastrim të plehrave. Nga mbledhja e cila u zhvillua në ambientet e kryeministrisë, Rama vuri theksin te qyteti i Lezhës, duke e cilësuar si një qytetet që nuk ka pirgje mbeturinash.


‘Qeveria do të hyje drejtpërdrejt, asnjë buxhet i asnjë këshilli bashkiak nuk do kalojë nëse në të nuk parashikohet ajo për të cilën qeveria do të punojë, pastrimi. Ministrja do të jetë vetë e pranishme, asnjë bashki nuk ka asnjë problem që të mbulojë menaxhimin e përditshëm të mbetjeve nga financat. Edhe sikur i gjithë buxheti të shkojë për pastrimin le të shkojë, shtëpitë e shqiptarëve në cdo kohë pavarësisht nivelit të varfërisë kane qenë shembull pastrimi, nuk janë dalluar ndonjeherë për pisanjos. Nëse këta që hedhin plehrat rrugëve, zoti i shtëpisë është kryetari i Bashkisë, asnjë nga ne smund të mbijetojë më me turpin e pisllëkut. Për të mos lejuar pirgje nëpër territore, për të kontrolluar procesin cdo ditë. Sikur askush të mos e kishte bërë, ka dicka tjetër por shkoni në Lezhë dhe shihni plazhin dhe qytetin dhe zonat rurale, shkoni gjeni një vend depozitimi ilegal apo pirgje qoftë dhe në sezon turistik kur shumëfishohen nevojat.‘- tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VD- Mbjetjet, Rama-kryebashkiakëve: Pastroni ose do ju vë sanksione. Shembull Lezha

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama rama me kryebashkiaket 22 tetor edi rama rama me kryebashkiaket 22 tetor

Sondazh

Poll