Aktualitet

Shuhet profesori i Ekonomisë Aristotel Pano

22 Tetor 2021, 13:13 Nga DOSJA
Shuhet profesori i Ekonomisë Aristotel Pano

TIRANË– Ish-profesori i Ekonomisë Aristotel Pano ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Humbja e Panos është gjithashtu një humbje e madhe për shlencën dhe ekonominë shqiptare. Pano lindi në fshatin Vanistë të Gjirokastrës më 13 dhjetor të vitit 1933. Në vitin 1951 mbaroi me medalje të artë Teknikumin Financiar në Tiranë dhe në vitin 1955 u diplomua me rezultate të shkëlqyera në Institutin e Lartë Financiar të Moskës.

Pano ka punuar si specialist në Ministrinë e Financave dhe në vitet 1956-980 ka qenë pedagog pranë fakultetit Ekonomik të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Pano mori detyrën e përgjegjësit të Sektorit në Institutin e Studimeve Ekonomike.

Gjatë viteve 1955-2015 ka botuar shumë libra, monografi, studime dhe artikuj shkencorë për analizën ekonomiko-financiare, kontabilitetin, financat dhe shkencën ekonomike. Pak ditë më parë Profesori Pano u dekorua nga presidenti Ilir Meta për kontributin e tij në fushën e Ekonomisë.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aristotel pano nderron jete aristotel pano aristotel pano nderron jete aristotel pano

Sondazh

Poll