Aktualitet

90 heqje patente dhe mbi 1500 gjoba, Policia rrugore kontroll në gjithë vendin

22 Tetor 2021, 12:46 Nga DOSJA
90 heqje patente dhe mbi 1500 gjoba, Policia rrugore kontroll në

TIRANË – Policia rrugore ka bërë kontrolle në të gjithë vendin me radarë, drone dhe makina inteligjente dhe janë vendosur një numër i madh gjobash në të gjithë vendin.

540 shoferëve do t’u shkojë gjoba në shtëpi pasi janë pikasur nga makina inteligjente për shkelje të rregullave të qarkulimit ndërkohë që 985 të tjrerë janë gjobitur nga policia fizikisht.

94 patenta u janë hequr shoferëve për tejkalim shpejtësia dhe ngarje të mjetit në gjendje të dehur.

Policia ka arrestuar gjithashtu 2 persona pasi i jepnin makinës pa patentë dhe 4 të tjerë sepse i jepnin makinës të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues. Gjatë fundjavës, shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme dhe forcat “Shqiponja”, do të intensifikojnë kontrollet në të gjitha akset nacionale, qendrat urbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me qytetet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 540 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 985 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.  Janë pezulluar 94 leje drejtimi, nga të cilat 70 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 20 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt. Gjithashtu janë arrestuar në flagrancë 6 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll