Aktualitet

Kishin hyrë për të vjedhur, Policia arreston në vend dy hajdutët

22 Tetor 2021, 13:12 Nga DOSJA
Kishin hyrë për të vjedhur, Policia arreston në vend dy

VLORË – Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme dy persona pasi gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, ishin futur në shtëpinë e një qytetari për të grabitur.

Policia është njoftuar dhe ka arrestuar në vend dy personat, Sh. H., 23 vjeç dhe J. D., 33 vjeç pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin futur në shtëpinë e G. S dhe i kishin vjedhur dy telefona celularë dhe disa sende të tjera me vlerë.

Gjatë kontrollit Policia gjeti edhe disa fishekë luftarakë të J.D. Nuk ishte hera e parë që keta dy persona kishin kryer vjedhje.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës. Vodhën në një banesë në qytetin e Vlorës, kapen dhe arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar, me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, pas njoftimit të marrë se në lagjen “Rilindja”, Vlorë, po vidhej në një banesë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, arrestuan në flagrancë dy autorët e dyshuar, shtetasit:

Sh. H., 23 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe J. D., 33 vjeç, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municionit“. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, kanë vjedhur në banesën e shtetasit G. S., sende me vlerë dhe dy aparate celular. Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar sendet e vjedhura, mjetet që përdornin këta shtetas për realizimin e vjedhjeve, si dhe disa fishekë luftarak, të cilët iu gjetën shtetasit J. D., gjatë kontrollit fizik.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 2 hajdutet ne vlore grabitje në vlorë policia e vlores vlore 2 hajdutet ne vlore grabitje në vlorë policia e vlores vlore

Sondazh

Poll