Aktualitet

Kokainë nëpër xhepa, dhunë familjare dhe përndjekje, arrestohen 4 persona në Tiranë

22 Tetor 2021, 12:32 Nga DOSJA
Kokainë nëpër xhepa, dhunë familjare dhe përndjekje,

TIRANË – Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme 4 persona.

E. K, 20 vjeç dhe A. Gj, 40 vjeç u arrestuan pasi  pasi gjatë kontrollit Policia  ju gjeti në xhepa kokainë.

Është arrestuar gjithashtu edhe E. Ll, 32-vjeç pasi prej kohësh përndiqte ish-të dashurën dhe nuk e linte të qetë.

Në prangat e Policisë ka rënë dhe një 34-vjeçar me iniciale F. Ç pasi kishte ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të familjes

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K, 20 vjeç dhe A. Gj, 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua sasi me lëndë narkotike kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ll, 32 vjeç, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish të dashurën. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Ç, 34 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 te arrestuar ne tirane arrestohen 4 persona ne tirane policia e tiranes tirane 4 te arrestuar ne tirane arrestohen 4 persona ne tirane policia e tiranes tirane

Sondazh

Poll