Aktualitet

“Toyota Yaris”, konfiskohen 3.4 mln eurot që u kapën në Durrës, vijnë nga krimi

22 Tetor 2021, 12:20 Nga DOSJA
“Toyota Yaris”, konfiskohen 3.4 mln eurot që u kapën

TIRANË– 3.4 milion eurot që u gjetën dhe u sekuestruan në portin e Durrësit më 24 qershor të vitit 2018 brenda mjetit “Toyota Yaris” i kanë kaluar shtetit. Mësohet se vendimi është marrë sot, tr evite pas sekuestrimit të paravë nga Gjyksta e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ishte SPAK ajo që depozitoi kërkesën për konfiskimin e këtyre parave, gjë që u konfirmua nga GJKKO.

Edhe pse një qytetar nga Gjermania pretendoi se ishin paratë e tij dhe se i kishte sjellë për të hapur biznes në Shqipëri por zgjidhi këtë mënyrë që të shmangte taksat, por paratë nuk iu dorëzuan, duke bërë që SPAK të vijonte me hetimet të bindur që kanë si burim krimin e organizuar. Në kuadër të të njëjtës dosje janë konfiskuar dhe 900 metra truall, në pronësi të Alban Mollaymerit. Tokat ndodhen tek zona e Gjirit të Lalëzit në Durrës.

Tre ditë më parë Elvis Vladi u dënua me 1.6 vite burg për paratë e sekuestruara, por do të bëjë vetëm një vit pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. Vladi u dënua për veprën penale “mosdeklarim të ardhurash në kufi”.

Çfarë është çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në marrjen e 3.4 milionë eurove. Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje, duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit.

Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit. Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje. Për këtë dosje janë arrestuar u arrestuan gjashtë persona, por të gjithë u liruan përveç Elvis Vladit dhe shoferit të kamionit Agim Ceka.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 3.4 mln euro ne toyota auris agim çeka elvis vladi toyota yaris 3.4 mln euro ne toyota auris agim çeka elvis vladi toyota yaris

Sondazh

Poll