Aktualitet

Aksioni i OSHEE ‘zbulon’ laboratorin e kriptomonedhave në Krujë

22 Tetor 2021, 07:50 Nga DOSJA
Aksioni i OSHEE ‘zbulon’ laboratorin e kriptomonedhave në

KRUJË– Aksioni i Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Krujë ka zbuluar një laborator kriptomonedhash në këtë qytet. OSHEE, gjatë kontrollit kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike zbuloi se në hyrje të qytetit të Krujës, ishte krijuar një laborator, i pajisur me 7 pajisje që merrej me prodhimin e kriptomonedhave.

Për laboratorin u procedua penalisht pronari i objektit personi me iniciale F.M., pasi laboratori nuk figuron në emër të askujt.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, në 250 subjekte private janë proceduar penalisht 5 persona, ndër to dhe biznesi privat pa kontratë të cilit iu gjetën makineri të prodhimit të Bitcoin.

Të gjitha rastet janë konstatuar nga OSHEE të cilët i kanë denoncuar penalisht në Policinë e Shtetit. Në qytetin e Krujës janë proceduar penalisht 2 persona ndërsa në Fushë-Krujë 3. Aksioni sapo ka nisur dhe do vijojë për një kohë të pa përcaktuar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zbulimi i laboratorit të kriptomonedhave në Krujë, policia: Brenda kishte 7 pajisje

FOTOT/ Brenda laboratorit të kriptomonedhave në Krujë

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksion i oshee kruje laboratori i kriptomonedhave oshee ne kruje aksion i oshee kruje laboratori i kriptomonedhave oshee ne kruje

Sondazh

Poll