Aktualitet

25 prilli/ PS braktis Komisionin, Alibeaj: Strategji, duan ta marrin peng (Debatet)

22 Tetor 2021, 08:09 Nga DOSJA
25 prilli/ PS braktis Komisionin, Alibeaj: Strategji, duan ta marrin peng

TIRANË– Mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është mbyllur edhe sot pa një vendimmarrje dhe duke mos miratuar asnjë rregullore në bazë të së cilës do të kryhet hetimi për zgjedhjet e 25 prillit, që Opozita i konsideron ‘masakër zgjedhore’ debatet mes dy palëve nisën që për rendin e ditës. Ishte nënkryetari i Komisionit Toni Gogu ai që tha se rendi i ditës duhet hedhur në votim pasi nuk mund të vendoset nga kryetari Enkelejd Alibeaj. Më pas përplasjet vijuan bë lidhje me personat që janë pjesë e listës që Komisioni Hetimor ka përpiluar për të marrë në pyetje për zgjedhje.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha se Edi Rama nuk do t’i shpëtojë thirrjes si dëshmitar përpara komisionit, por përfaqësuesit e Partisë Socialiste kërkuan që kjo gjë të hidhet në votim. Toni Gogu tha se çdo vendim duhet hedhur në votim, kurse Bardhi dhe anëtarët e tjerë të OPozitës kundërshtuan.

Gogu tha më tej se Opozita po mban peng komisionin, duke mos hedhur në votim propozimet. Të njëjtën gjë tha se deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti. Debatet bënë që Partia Socialiste të braktiste Komisionin. Në një dalje për mediat, kryetari Enkelejd Alibeaj tha se kjo ishte një strategji e maxhorancës për të bojkotuar mbledhjen. Mbledhja e radhës është përcaktuar të zhvillohet më 27 tetor në orën 11:00.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

VIDEO-Largimi i PS nga Komisioni hetimor, Alibeaj: Befasisht u çuan, ishte strategji

VIDEO-Anëtarët e PS largohen nga mbledhja e Komisionit Hetimor

VD-Gjylameti: Basha nuk vjen në Komision, justifikohet me raporte për dhimbje barku

VD-‘Kam pozicion shumë komod..’/ Alibeaj:Këtu kam atakime si nga e djatha si e majta

“S’e vendosi ju”, debat në Komisionin e 25 prillit për rendin e ditës

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore komisioni hetimor per 25 prillin komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll