Aktualitet

Grevë në burgun e Burrelit! 70 të burgosur refuzojnë ushqimin, kërkojnë…

22 Tetor 2021, 11:32 Nga DOSJA
Grevë në burgun e Burrelit! 70 të burgosur refuzojnë

BURREL– Të burgosuri në burgun e Sigurisë së Lartë të Burrelit janë futur në grevë urie. 70 të burgosur refuzojnë ushqimin pasi kërkojnë më shumë takime me familjarët

25 të dënuar kanë nisur grevën ditën e djeshme ndërsa sot janë bashkuar edhe 45 të tjerë.

Mësohet se të burgosurit e kanë refuzuar ushqimin e institucionit në shenjë proteste për numrin e ulët të takimeve mujore me familjarët. Për shkak të pandemisë në institucionet e vuajtjes së dënimit është lënë vetëm një takim në muaj me familjarë të afërt, ndërsa të burgosurit kanë edhe mundësinë që të lidhen me Skype me to.

Burime pranë IEVP Burrel bëjnë me dije se tjetër kërkesë e të burgosurve është edhe zgjerimi i rrethit familjarë për takime, që të përfshihen edhe kushurënjtë e jo vetëm ata të trungut familjar. Ndërkohë autoritetet po negociojnë me të dënuarit që t’i rikthehen normalitetit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i burrelit greve ne burg takime ne burg burgu i burrelit greve ne burg takime ne burg

Sondazh

Poll