Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 36-vjeçari në Kapshticë

22 Tetor 2021, 12:00 Nga DOSJA
EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet

Kapshticë – Ndalohet një shtetas në kërkim, i dënuar me 6 vjet burg për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Markel Jani, 36 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 20.05.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 6 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll