Aktualitet

“Jam e lirë, s’më ndalon dot”, Mesiti i përgjigjet Veliajt pas shkarkimit

18 Shkurt 2019, 21:43 Nga DOSJA
“Jam e lirë, s’më ndalon dot”, Mesiti i

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Kozeta Mesiti, ka reaguar pas shkarkimit të saj nga posti që mbante, për shkak se mori pjesë në protestën e 16 shkurtit.

Në reagimin e saj, Mesiti shprehet se është krenare që ka përfaqësuar PDIU-në në Bashkinë e Tiranës, ndërsa shton se askush nuk mund ta ndalojë atë si qytetare të lirë të marrë pjesë në protesta kundër qeverisë, skamjes dhe shpopullimit të vendit. Ajo shprehet se ndihet e nderuar nga pjesëmarrja në protestë.

“Jam krenare qe kam perfaqesuar PDIU si Nenkryetare e Bashkise Tirane, ne keto muaj.

Askush nuk mund te me ndaloje si qytetare e lire, ne dite pushimi, ti bashkohem qindra mijera shqiptareve qe protestuan kunder qeverise, skamjes , zbrasjes se vendit nga rinia dhe gjithcka tjeter qe rendon cdo dite e me shume jeten e qytetareve. Personalisht, ndjehem e nderuar qe isha pjese e asaj proteste madheshtore si shprehja me e mire e qytetarise per te reaguar dhe mos u nenshtruar”, ishte reagimi i Mesitit.

Kujtojmë se ditën e sotem, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Kozeta Mesiti, u shkarkua nga detyra që mbante dhe shkak për këtë u bë pjesëmarrja e saj në protestën e 16 shkurtit, protestë e organizuar nga Opozita kundër Qeverisë. (Lexo dhe këtu)

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryetarit të PDIU-së, shpëtim Idrizi, i cili tha se ky është një vendim sa hakmarrës aq edhe qesharak atë të kryebashkiakut Veliaj dhe shton se e drejta për të protestuar është e drejtë e çdo qytetari. (Lexo dhe këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj kozeta mesiti protesta e opozites psiu erion veliaj kozeta mesiti protesta e opozites psiu

Sondazh

Poll