Aktualitet

Bardhi: SHISH ka konfirmuar se gjatë fushatës politikanët kishin lidhje me kriminelë

21 Tetor 2021, 20:30 Nga DOSJA
Bardhi: SHISH ka konfirmuar se gjatë fushatës politikanët kishin

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë të fortë. Ai tha se SHISH (Shërbimi Informativ Shtetëror) kishte të fakte dhe prova se politikanë kishin bashkëpunuar gjatë fushatës me eksponentë të krimit të organizuar. Në studion e emisionit “Opinion”, ai tha se faktet nuk i ishin vënë në dispozicion Partisë Demokratike. 

Por shtoi, në mbrojtje të argumentit të tij, se me Vettingun në politikë, SHISH do të jetë i detyruar që provat t’ja kalojë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

“Na është konfirmuar se gjatë fushatës ka të dhënë të mbledhura nga Shërbimi iInformativ për lidhje të politikanëve me eksponetët të krimit të organizuar. Përbëjnë sekret shtetëror dhe nuk i vihen dot në dispozicion PD-së. Pse bëjmë sikur nuk i dimë ne këto? Nuk na vihen dot në dispozicion por në kuadër të këtij procesi, SHISH ka detyrimin që t’ja çojë SPAK në kuadër të këtij procesi,“-tha Bardhi. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll