Sport

Partizani në “luftë” para derbit me Tiranën, Olsi Rama vendos në rresht lojtarët

21 Tetor 2021, 20:13 Nga DOSJA
Partizani në “luftë” para derbit me Tiranën, Olsi

TIRANË-Kryeqyteti hesht në pritje të derbit. Nuk ka rëndësi nëse luan për mbijetesë, për kampion, apo sa pikë i ndajnë dy skuadrat, ajo që tifozët nuk falin është humbja në derbi. Luhet të hënën, sfida që mbyll javën e 6-të Superiores, e ajo që do të bëjë të flasë më shumë se të tjerat. Partizani duket se ka gjetur zgjidhjen ideale si një parapërgatitje morale e derbit.

Tekniku Ilir Daja bashkë me stafin teknik ka rezervuar një pasdite argëtuese për ekipin. Lojtarët janë vënë përballë njëri-tjetrit jo si zakonisht në fushën stërvitore, por në një lojë “paintball”. Drejtori sportiv Olsi Rama, ka publikuar një video ku nuk munguan batutat dhe ngacmimet.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport olsi rama partizani olsi rama partizani

Sondazh

Poll