Aktualitet

Protesta në Laprakë, banorët: Presim të na nxjerrin jashtë edhe ne me gaz lotsjellës

21 Tetor 2021, 16:56 Nga DOSJA
Protesta në Laprakë, banorët: Presim të na nxjerrin

TIRANË– Banorët e Laprakës po mbajnë protestën e tyre të 12-të këtë pasdite të së enjtes, kundër projektit të Unazës së Re. Ata vijojnë të kërkojnë informacion dhe transparencë mbi këtë projekt dhe shprehen se nuk janë kundër zhvillimit të tij, nëse do të dëmshpërblehen me çmimin real të tregut.

“Kjo është një kërkesë legjitine e jona, sepse po mbrojmë shtëpinë tonë. Shëtpiat tona janë drejt prishjes dhe heshtja e autoriteteve e konfirmon këtë fakt. Presim veç të na nxjerrin jashtë me gaz lotsjellës si banorët e Astirit. Situatën e shoh të zymtë, ndaj në do përshkallëzojmë protestat dhe do të shkojmë tek kryeministria. Ky është një rezervuar votash për opozitën. Ata vijnë rrijnë këtu kur duan vota,” u shpreh një nga banorët për situatën.

Ndërkohë ata theksojnë se nuk janë kundër projektit, por duan të informohen se cilat shtëpi rrezikohen dhe çfarë dëmshpërblimi do të marrin.

“S’kemi ende asnje pergjijge nga shteti. Sipas atyre duhet të dalim jashtë, po ku do shkojmë? Nuk është vetëm një familje, jemi shumë. Pretendojme të vijë dikush nga qeveria, të na prezantojne projektin. Nuk jemi kundër projektit. Të na tregojnë ata që i kap rruga, të na japin lekët,” tha një tjetër.

Banorët e Laprakës kanë zhvilluar protesta prej gati një muaji tashmë. Ata vijojnë të paralajmërojnë përshkallëzim të protestës, pasi nuk po marrin përgjigjë për kërkesat e tyre. Nga institucionet përkatëse nuk ka ende asnjë reagim zyrtar.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e laprakes protesta ne laprake unaza e re banoret e laprakes protesta ne laprake unaza e re

Sondazh

Poll