Aktualitet

8 nxënës të ciklit të fillores në Gjirokastër janë infektuar me COVID-19

21 Tetor 2021, 16:51 Nga DOSJA
8 nxënës të ciklit të fillores në Gjirokastër

GJIROKASTËR– 8 nxënës të ciklit të fillores në Gjirokastër janë infektuar nga pandemia e koronavirusit, disa javë pasi ka nisur sërish procesi mësimore.

Për shkak të infektimeve, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur të mbyllë klasën e pestë të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë. Ndërkohë që nxënësit janë izoluar për të mos infektuar të tjerët.

Klasa nuk do të jetë funksionale për dy javë të plota, por afati mund të rishikohet derisa rezultatet e testeve të dalin negative. Po ashtu mësohet se përveç klasës, janë mbyllur edhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë tek ADISA për të njëjtën arsye.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster nxenes me covid ne gjirokaster gjirokaster nxenes me covid ne gjirokaster

Sondazh

Poll