Bota

Kërkuan lirimin e Kavalas, Erdogan “kërcënon” me dëbim ambasadorët e huaj në Turqi

21 Tetor 2021, 18:39 Nga DOSJA
Kërkuan lirimin e Kavalas, Erdogan “kërcënon” me

TURQI– Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar ambasadorët e 10 vendeve për thirrjen e tyre për lirimin e filantropistit Osman Kavala , duke thënë se Ankaraja nuk duhet t’i mbajë më ata. Pas kthimit nga një udhëtim në Afrikë të enjten, Erdogan u tha gazetarëve se i kishte thënë ministrit të Jashtëm, Mevlut Cavusoglu se Turqia nuk mund të ketë luksin për t’i mbajtur ambasadorët.

“Ju takon juve t’i jepni Turqisë një mësim të tillë? Kush mendoni se jeni?”, tha Ergodan, duke iu drejtuar ambasadorëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Tanju Bilgiç tha se Ankaraja kishte lirinë të merrte hapa siç e shihte të arsyeshme dhe do ta bënte këtë në kohën e duhur, pa dhënë detaje.

“Detyra e ambasadorëve është të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme të vendeve ku punojnë. Si një vend i pavarur, Turqia mund të marrë masat e nevojshme kur e sheh të arsyeshme,” tha Bilgiç në një konferencë në Ankara.

Të hënën, në përvjetorin e katërt të ndalimit të Kavalës, ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Finlandës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë dhe Suedisë lëshuan një deklaratë të të përbashkët duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Vonesat e vazhdueshme në gjyqin e tij, duke përfshirë bashkimin e çështjeve të ndryshme dhe krijimin e të rejave pas një lirimi të mëparshëm, hedhin hije mbi respektin për demokracinë, sundimin e ligjit dhe transparencën në sistemin gjyqësor turk”, thuhet në deklaratë.

Ministria e Jashtme thirri ambasadorët të martën, përfshirë ata të SHBA-së, Gjermanisë dhe Francës, për atë që e cilësuan një deklaratë “të papërgjegjshme”. Pas takimit Ministria tha se diplomatët kishin kapërcyer vijën e sjelljes së pranueshme diplomatike.

Kavala, 64 vjeç, ndodhet në burg që prej tetorit 2017 pa u dënuar. Ai aktualisht po gjykohet për një sërë akuzash, duke përfshirë spiunazh dhe përpjekje për të përmbysur qeverinë, që rrjedhin nga përfshirja e dyshuar në protestat antiqeveritare të Gezi në 2013 dhe tentativa për grusht shteti të vitit 2016. Ai ka mohuar çdo keqbërje. Kavala u lirua vitin e kaluar nga akuzat në lidhje me protestat mbarëkombëtare në 2013, por vendimi u rrëzua këtë vit dhe u kombinua me akuzat në një rast tjetër të lidhur me një përpjekje për grusht shteti në 2016. Seanca e radhës do të mbahet më 26 nëntor. Çështja e Kavalës është shkrirë me atë të 51 të pandehurve të tjerë, përfshirë një grup tifozësh futbolli të akuzuar për përpjekje për të rrëzuar qeverinë gjatë protestave të Gezi.

Burimi: Aljazeera

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota ambasadoret e huaj erdogan turqi ambasadoret e huaj erdogan turqi

Sondazh

Poll

Bota 21 Tetor 2021, 17:04

FIFA evakuon edhe 57 sportistë nga Afganistani

TIRANË– Evakuuohen nga Afganistani 57 sportistë të lidhur me futbollin dhe basketbollin e femrave. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi kryesor i org...