Bota

Mbyllja e linjës ajrore, stjuardesat heqin uniformën në shenjë proteste për Alitalia

21 Tetor 2021, 16:06 Nga DOSJA
Mbyllja e linjës ajrore, stjuardesat heqin uniformën në

ITALI– Një grup stjuardesash organizuan një protestë të Mërkurën, datë 20 tetor, para Campidoglio, në Romë, kundër mbylljes së linjës ajrore “Alitalia”. Mediat italiane raportuan se gratë hoqën uniformat e kompanisë së vjetër italiane, duke lënë vetëm një këmishë nate. Në fund të aktit ato lanë vetëm këpucët në dysheme për të protestuar kundër mbylljes së kompanisë.

“Ne kemi ardhur këtu për të shprehur, mbi të gjitha, dhimbjen tonë. Solidariteti shkon edhe për të gjitha koleget tana që u punësuan nga ITA dhe u detyruan të nënshkruanin një kontratë pune poshtëruese”, shprehen gratë.

Alitalia përfundoi aktivitetet e saj më 14 tetor, duke i hapur rrugë Italia Transporto Aereo (ITA), linjës ajrore shtetërore të krijuar nga qeveria italiane për të kapërcyer përfundimisht krizën e ish-kompanisë. Marka e re, pavarësisht se ka blerë të drejtat për të përdorur emrin, nuk ka asnjë lidhje ekonomike dhe juridike me Alitalia. Kompania punësoi rreth 2,800 punonjës, pothuajse të gjithë nga kompania e vjetër, e cila kishte 10,500 punonjës.

(s.b.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni alitalia mbyllet alitalia protestojne stjuardesat alitalia mbyllet alitalia protestojne stjuardesat

Sondazh

Poll