Bota

Skandali/ 3.5 mln euro në një çantë, Chavez mund të ketë financuar “5 Yjet” në Itali

21 Tetor 2021, 14:35 Nga DOSJA
Skandali/ 3.5 mln euro në një çantë, Chavez mund të

ITALI– Lëvizja “5 Yje”, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës të Mario Draghit, dyshohet se ka marrë financime secrete nga qeveria venezuelane e Hugo Chavez në verën e vitit 2010.

Një shumë e madhe, prej 3.5 milionë eurosh, pretendohet se u akordua për lëvizjen italiane, duke i financuar aktivitetin. Lajmi i fortë që ka tronditur politikën italiane ka dalë nga burgu Estremera në Spanjë ku ndodhet nën arrest, ish-kreu i shërbimeve të inteligjencës në qeverinë Chavez, Hugo Carvajal. Sipas tij, financimet sekrete janë dhënë dhe për lëvizjen spanjolle Podemos, por edhe për liderë të ndryshëm latinoamerikanë.

Deklaratat e ish kreu të shërbimeve sekrete i janë bërë përmes një letrë gjykatësit Manuel García-Castellón, e ku thuhet se “qeveria venezuelane për 15 vite ka financuar ilegalisht qeveritë e lëvizjet e së majtës në botë.” Po në të njëjtin artikull, tregohet historia sesi lideri i “5 yje” i ka marrë paratë në dorë, me një çantë.

Sidoqoftë, burimet diplomatike nga Venezuela pretendojnë se janë lajme të rreme. Ndërkohë që nuk ka ende asnjë reagim nga Italia. Lëvizja u krijua në 2009, vit në të cilin u paraqit për herë të parë në zgjedhjet lokale. Në atë kohë, zyrtarët e Lëvizjes nuk e fshehën afërsinë me regjimin e Nicolas Maduro, i cili në atë kohë ishte ministër i Jashtëm i Chavez, duke u anuar hapur kundër Juan Guaido, president i përkohshëm i Venezuelës.

Marrë nga business.it

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni beppe grillo hugo chavez beppe grillo hugo chavez

Sondazh

Poll