Bota

Dhoma e Kongresit Amerikan voton sot për ndjekjen penale ndaj ish-ndihmësit të Trump

21 Tetor 2021, 18:04 Nga DOSJA
Dhoma e Kongresit Amerikan voton sot për ndjekjen penale ndaj

SHBA– Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë këtë pasdite nëse do të rekomandojë ndjekjen penale të Steve Bannon, ish-ndihmës kryesor i Donald Trump. Hetimi për veprime kriminale ndaj Kongresit do të mbahet për kundërshtimin e thirrjes së lëshuar nga komiteti i përzgjedhur dypartiak që hetonte kryengritjen në Kapitolin e SHBA më 6 janar, nga mbështetësit ekstremistë të Trump. Nëse, siç pritet, Dhoma voton pro, faza tjetër përfshin prokurorët federalë, si pjesë e Departamentit të Drejtësisë, të cilët do të vendosin nëse do e ndjekin penalisht. Votimi i Dhomës së Përfaqësuesve pason votën unanime të komisionit të përzgjedhur dy ditë më parë.

Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi, po mbulon disa tema kryesore që po konkurrojnë për të qenë në krye të axhendës në Capitol Hill për administratën e Biden.
Pelosi po pret votimin e Dhomës së Përfaqësuesve këtë pasdite për të kaluar në fazën tjetër të dënimit për mosbindje ndaj Kongresit, të ish-ndihmësit të Trump, Steve Bannon. Ajo e karakterizoi kryengritjen më 6 janar si një akt të “terrorizmit të brendshëm” dhe një përpjekje për të ndërhyrë në transferimin paqësor, kushtetues të pushtetit te fituesi i zgjedhjeve Joe Biden.

Sippas saj, Steve Bannon kishte njohuri specifike për ngjarjet para se të ndodhnin dhe ka shumë prova të rëndësishme për sulmin, të cilat komiteti duhej t’i përdorte për të zbuluar të vërtetën në lidhje me kryengritjen.

Burimi: The Guardian

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota donald trump kongresi amerikan steve bannon donald trump kongresi amerikan steve bannon

Sondazh

Poll

Bota 21 Tetor 2021, 17:04

FIFA evakuon edhe 57 sportistë nga Afganistani

TIRANË– Evakuuohen nga Afganistani 57 sportistë të lidhur me futbollin dhe basketbollin e femrave. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi kryesor i org...