Bota

PZAP-ja rrëzon ankesën e Bekim Jasharit: Nuk do të ketë rivotim në Skënderaj

21 Tetor 2021, 17:56 Nga DOSJA
PZAP-ja rrëzon ankesën e Bekim Jasharit: Nuk do të ketë

KOSOVࣿË– Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Bekim Jasharit, duke e argumentuar si të pabazuar. Kandidati i pavarur në zgjedhjet lokale pretendoi se Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Nura dhe anëtarë të tjerë të PDK-së, kanë bërë presion ndaj votuesve.

“Paneli vlerësoi se ankesa e parashtruar nga Lista e Pavarur- Bekim Jashari nuk është e bazuar në dëshmi të qarta dhe bindëse ashtu siç përcaktohet në nenin 117 par.3, të LZP-së ku thuhet se “Vendosja për apelet dhe ankesat nga PZAP-i mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse”, pasi që nga shkresat e lëndës nuk mund të vërtetohet se ka ndodhur ndonjë shkelje në procesin e votimit me datën 17.10.2021, në Qendrat e Votimit të parashtruara në ankesë,”-thuhet në njoftimin e PZAP.

Në komunën e Skënderajt, zgjedhjet lokale për drejtimin e komunës i fitoi Fadil Nura i PDK-së me mbi 50 % të votave. Ndërkohë që Jasharit kishte dorëzuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që sipas kësaj liste kanë të bëjnë me vjedhjen e votave dhe deformimin e vullneti të qytetarëve.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora bekim jashari fadil nura zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 bekim jashari fadil nura zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll

Bota 21 Tetor 2021, 17:04

FIFA evakuon edhe 57 sportistë nga Afganistani

TIRANË– Evakuuohen nga Afganistani 57 sportistë të lidhur me futbollin dhe basketbollin e femrave. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi kryesor i org...