Bota

EMA vonon përsëri miratimin e vaksinës ruse Sputnik V, deri në vitin 2022

21 Tetor 2021, 17:10 Nga DOSJA
EMA vonon përsëri miratimin e vaksinës ruse Sputnik V, deri

RUSI- Agjencia Evropiane e Barnave nuk do të miratojë vaksinën ruse të koronavirusit Sputnik V të paktën deri në muajt e parë të vitit 2022, njoftoi Reuters ditën e enjte, duke cituar burime të paidentifikuara. E gjitha kjo varet nga prodhuesi rus, nëse siguron të dhënat e munguara, të nevojshme për shqyrtimin e vazhdueshëm të EMA-s deri në fund të nëntorit. EMA tha në një email se Sputnik V mbetet nën të ashtuquajturin rishikim të përsëritur derisa një “aplikacion zyrtar për autorizim marketingu të jetë dorëzuar në agjenci”, shkruan The Moscow Times.

Rusia ka qenë e etur për autorizimin ndërkombëtar të Sputnik V, të cilin Moska e ka shpallur si vaksina e parë në botë kundër Covid-19. Miratimi i BE-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetit për Sputnik V do të lejonte prodhuesit rus të konkurronin me prodhuesit perëndimorë. Burimi i agjencisë së lajmeve tha se EMA i kishte kërkuar prodhuesit rus një “dosje më të plotë” mbi prodhimin e përbërësit aktiv të Sputnik V dhe mbushjen e produktit të përfunduar.

Rishikimi i EMA-s është vonuar sepse Instituti Gamaleya, krijuesi i Sputnik V, nuk ka përvojë lidhur me rregullatorin ndërkombëtar të barnave dhe ka ndryshuar disa herë vendet e prodhimit të dozave të vaksinave të lidhura me BE. “Në vend që të sulmojmë Sputnik-un, ne u bëjmë thirrje prodhuesve perëndimorë të vaksinave që të marrin në konsideratë përdorimin e Sputnik Light me komponent përforcues për t’i ndihmuar ata të arrijnë imunitet më të fortë që zgjat më shumë,” tha Fondi Rus i Investimeve Direkte, në një deklaratë të enjten. RDIF nuk konfirmoi apo mohoi drejtpërdrejt se procesi i miratimit të EMA-s është shtyrë deri në fillim të vitit 2022.

(S.B/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota “sputnik v” agjencia evropiane e barnave ema “sputnik v” agjencia evropiane e barnave ema

Sondazh

Poll

Bota 21 Tetor 2021, 17:04

FIFA evakuon edhe 57 sportistë nga Afganistani

TIRANË– Evakuuohen nga Afganistani 57 sportistë të lidhur me futbollin dhe basketbollin e femrave. Lajmi është konfirmuar nga drejtuesi kryesor i org...