Bota

Rufki Suma ankohet në PZAP, anulohen zgjedhjet në Han të Elezit

21 Tetor 2021, 15:44 Nga DOSJA
Rufki Suma ankohet në PZAP, anulohen zgjedhjet në Han të Elezit

KOSOVË– Rufki Suma, kandidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit ka paraqitur një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP). Mediat në Kosovë bëjnë me dije se ankesa e tij lidhet me procesin zgjedhor të zhvilluar në komunë, që u fitua pa balotazh nga kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Balazhi. PZAP vendosi të dërgojë në rivotim për kryetar katër qendra votimi të kësaj komune. Rufki Suma pretendon se simpatizantët e PDK-së kanë bërë presion mbi qytetarët e Hanit të Elezit për të marrë votat e tyre.

“Më datë 18.10.2021, PZAP-i, ka pranuar ankesë nga kandidati i pavarur Rufki Suma, i cili pretendon se gjatë netëve të fundit të zgjedhjeve lokale në Komunë e Hanit të Elezit simpatizantët e PDK-së, kanë bërë presion mbi qytetarët ku çdo qytetarë e kanë përcjellë me veturë dhe i kanë bërë ultimatum që të mos futen nëpër shtëpi, pra po ashtu dyshojmë se janë shpërndarë mjete për blerje të votave. Parashtruesi i ankesës thekson se e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës por të njëjtit nuk kanë dalë për t’i shpërndarë turmën e njerëzve. Urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me seli në Prishtinë, ta përsërisë votimin vetëm për kryetar komune në Qendrat e Votimit, nr. 3301d, 3302d, 3303d dhe 3304d të gjitha në Komunën e Hanit të Elezit” thuhet në njoftimin e PZAP.

Komuna e Hanit të elezit ka gjithsej 11 qendra votimi. Rezultati i të dielës nxorri fitues pa balotazh, Mehmet Balazhin, i cili mori 50.98% të votave të përgjithshme. Rufki Suma doli I dyti me 42.47% të votave. Ndërkohë Sherif Berisha i Lëvizjes Vetëvendosje mori vetëm 6.54%.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni hani i elezit rufki suma zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 hani i elezit rufki suma zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll