Aktualitet

Sekuestrohen të tjera dosje, Troci për 60 mijë eurot që iu gjetën: Janë të vëllait

21 Tetor 2021, 14:49 Nga DOSJA
Sekuestrohen të tjera dosje, Troci për 60 mijë eurot që iu

VLORË– Ish- shefi i Kadatrës së Vlorës, Klodian Troci i akuzuar për shpërdorim detyre dyshohet se mund të ketë falsifikuar të tjera dosje të pronave në fshatrat Dhërmi dhe Himarë. Sot, një ditë pas lëniës në burg të Trocit, Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar një sërë dosjesh voluminoze dhe po kryen hetime në lidhje mëto dyshime.

Nga dosjet dhe hetimet pritet që të zbardhen edhe emra zyrtarësh të tjerë me të cilët dyshohet se ka bashkëpunuar Troci në falsifikimin e dosjeve. Shuma prej 60 mijë eurosh që iu gjet në banesë është justifikuar nga Toci me argumentin se ato para i përkasin të vëllait që merret me ndërtime dhe është biznesmen.

Troci u prangos pak pasi dha dorëheqjen nga detyra dhe gjatë kontrollit në shtëpi iu gjetën 60 mijë euro. Ai akuzohet se së bashku me Bardhyl Gjikën, drejtorin e Drejtorisë së pronave në Qarkun e Vlorës (I arrestuar pasi inskenoi vjedhjen e dy dosjeve të pronave në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë, me qëllim që të fshihnin falsifikimin), dhe specialistin në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumente pronësi nga viti 2019 deri në vitin 2021. Mino po hetohet nën masën e detyrim paraqitjeje.

SHIKO EDHE: 

Si ‘ra’ në pranga Klodian Troci, nën hetim edhe punonjës të tjerë të Kadastrës

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet klodian troci klodian troci arrestohet klodian troci klodian troci

Sondazh

Poll