Aktualitet

“Hodha 1 gotë klor”/ 4 rusët e vdekur, flet mirëmbajtësi i pishinës: E shoh me sy

21 Tetor 2021, 16:28 Nga DOSJA
“Hodha 1 gotë klor”/ 4 rusët e vdekur, flet

TIRANË– Ndriçim Halilaga, punonjësi i mirëmbajtjes së hotelit ku u gjetën të vdekur 4 turistët rusë, ka dhënë dëshminë e tij pranë Prokurorisë së Kavajës. Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, mësohet se Halilaga ka bërë me dije se ditën kur rusët kishin kërkuar që të përdornin pishinën, kishte hedhur brenda saj një gotë me klor, ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë dijeni lidhur me pastrimin anti-COVID.

DËSHMIA E PLOTË:

Ndriçim Halilaga, i datëlindjes 1962 – në muajin maj të vitit 2021 unë kam filluar punë tek Gloria Palace në Qerret Golem Kavajë, me administrator Ervin Dulla. Aty kryej punë si punëtor mirëmbajtje tek Hoteli dhe bëj pastrimin e pishinës, poshtë tek SPA, çdi ditë në mëngjes. Pastrimin e bëj me pompë dhe me fshesë duke hequr pisllëqet në pishinë. Pasi mbaroj pastrimin unë i bëj lavazh filtrave të pishinës. Ndez pompat dhe i hedh një gotë uji me klor tek kanali i shkarkimit të pishinës. Pishina ka kapacitet 60 ton ujë. Më datë 15.10.2021 unë si çdo ditë kam bërë pastrimin e pishinës tek SPA. Pastrimin e kam bërë rreth orës 08:00 apo ora 08:30 dhe tek kanali kullues kam hedhur një gotë uji me klor dhe pastaj jam marrë me punë të tjera në hotel. Punën e filloj çdo ditë në orën 07:00 dhe e lej në orën 15:30 apo 16:00 si të kem punë. Me datë 15.10.2021 unë jam larguar nga puna në orën 16:00.

Pyetje:A mund të më thuash se çfarë profesioni keni?

Përgjigje: Unë nuk kam profesion, jam punëtor.Punën për pastrimin e pishinës ma ka mësuar puntori që ishte para meje dhe siç më ka rekomanduar ai unë kam vepruar për pastrimin dhe mirëmbajtjen e pishinës.

Pyetje: Pervëç klorit a hedh solucion tjetër në Pishin, nëse po çfarë solucioni?

Përgjigje: Jo, përveç klorit nuk hedh asgjë tjetër.

Pyetje: A mund të më thuash se si e kontrollon cilësinë e ujit në pishinë?

Përgjigje: Unë cilësinë e ujit në pishinë e kontrolloj nëpërmjet shiringave, tre copë i mbush me ujë të pishinës dhe me sy shikoj ngjyrën, në rast se ngjyra e ujit është e zbehtë uji ka filluar me thyer ngjyrën dhe në këto raste unë i bëj sa më shpesh lavazh filtrave të ujit të pishinës. Lavazhin e bëj nëpërmjet levave të veta që kanë filtrat, pra me anë të tyre bëhet qarkullimi i ujit në pishinë dhe uji bëhet më i pastër dhe filtrat pastrohen. Lavazhin në verë e bëja pothuajse përditë. Tani e bëj njëherë në dy ditë. Dua të deklaroj se me datë 15.10.2021 unë kam bërë lavazhin e filtrave të pishinës. Gjatë kryerjes së lavazhit nuk përdoret ndonjë solucion, pasi nuk është e nevojshme, lavazhi bëhet vetëm për të qarkulluar uji që të pastrohen filtrat. Dua të deklaroj se në pishinë unë hedh vetëm klor, një gotë me klor. Për herë të fundit unë një gotë me klor e kam hedhur ditën e hënë më datë 11.10.2021 dhe ditën e premte më datë 15.10.2021.

Pyetje: Po dezinfektim për covidin a ke bërë në hotel, nëse po kur është bërë, kush e ka bërë dhe me çfarë preparati është bërë?

Përgjigje: Në lidhje me pyetjen sqaroj se unë nuk bëj dezinfektim për covid, nuk di gjë nëse është bërë apo jo, unë nuk kam detyrë ta bëj këtë, kështu që nuk kam dijeni nëse është bërë apo jo dezinfektimi për Covid në Hotel.

LAJMI KRYESOR: Çdo DETAJ! Çfarë dimë deri më tani për vdekjen e rusëve në Qerret, LËVIZJET e fundit

(k.m./dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll