Aktualitet

“Guida” tregon udhëtimin me 4 rusët që u gjetën të vdekur: Të gjithë hëngrëm njësoj

21 Tetor 2021, 15:09 Nga DOSJA
“Guida” tregon udhëtimin me 4 rusët që u gjetën

TIRANË– Një 30-vjeçare ukrainase, Maria Bucakiskam që ishte operatorja turistike (Guida) e katër rusëve që u gjetën të vdekur në resortin në Qerret ka rrëfyer para hetuesve të gjithë itenerarin e përshkruar nga Maqedonia në Shqipëri dhe ushqimet që ata kanë konsumuar.

Syri.net shkruan se Maria Bucakiskam, 30-vjeçarja ukrainase që shërbeu si guidë në Shqipëri për familjen Burenkova, Sergey Burenkov, 60 vjeç, dhe bashkëshortja Natalya Burenkova, 58 vjeç, vajzën e tyre, Ekaterina, 31 vjeç, dhe partnerin e saj, Nikita Belousov, thotë se Sergei e Natalia Burenkov, vajza e tyre Ekaterina dhe dhëndri Nikita Belousov ishin shumë të kënaqur me udhëtimin dhe nuk kanë treguar asnjë shenjë shqetësimi shëndetësor apo të ndonjë natyre tjetër.

Në orën 7 të mëngjesit, sipas Bucakiskam, familja e Sergeit, së bashku me 4 turistë të tjerë, po nga Rusia, të drejtuar nga janë nisur nga Qerreti në drejtim të Ohrit, në Maqedoni. Fillimisht ajo tregon se kanë ndaluar në dalje të Librazhdit, ku secili ka konsumuar ushqimet që kishin marrë me vete. Më tej kanë kaluar kufirin, dhe rreth orës 13 të mesditës së të premtes janë ulur në një restorant në qendër të Ohrit.

Sipas deklarimeve të Bucakiskam, të gjithë pjesëtarët e grupit, përfshirë edhe 4 turistët e ndjerë, kanë porositur thuajse të njëjtat ushqime- piskavica, pak peshk dhe disa prej tyre kanë marrë edhe nga një gotë raki. Në vijim, ukrainasja 30-vjeçare ka deklaruar me siguri se, përsa kohë kanë qenë në shoqërinë e saj, nuk i kanë dhënë asnjë shenjë që të ishin persona që kishin varësi nga alkooli apo lëndë të tjera.

Tashmë, hetuesit po presin ekspertizat lidhur me klorin e ujit të pishinës, si edhe mundësinë e helmimit nga ndonjë gaz i mundshëm, pavarësisht se në vendngjarje nuk u gjetën shenja të kësaj natyre. Prokuroria është fokusuar në pistën e vrasjes.

LAJMI KRYESOR: Çdo DETAJ! Çfarë dimë deri më tani për vdekjen e rusëve në Qerret, LËVIZJET e fundit

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova maria bucakiskam nataliia burenkova nikita belousov sergei burenkova 4 ruset e vdekur ne qerret ekaterina burenkova maria bucakiskam nataliia burenkova nikita belousov sergei burenkova

Sondazh

Poll