Aktualitet

Aksident në Durrës, mjeti përplas kalimtarin, 50-vjeçari jashtë rrezikut në spital

21 Tetor 2021, 15:19 Nga DOSJA
Aksident në Durrës, mjeti përplas kalimtarin, 50-vjeçari

DURRËS– Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shijak-Durrës. ku një makinë që drejtohej nga një 19-vjeçar ka aksidentuar një këmbësor.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, kalimtari, një 50-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa 19-vjeçari është shoqëruar në Polici.

“Me datë 21.10.2021,rreth orës 16:30, në aksin rrugor Shijak -Durrës, mjeti me drejtues shtetasin A. S., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Xh. L., 50 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit,”- thuhet në njoftimin e Policisë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres aksident në durrës durres

Sondazh

Poll