Aktualitet

Lëndë narkotike dhe dhunë në familje, arrestohen 9 persona në Tiranë

21 Tetor 2021, 16:00 Nga DOSJA
Lëndë narkotike dhe dhunë në familje, arrestohen 9 persona

TIRANË- 9 persona kanë rënë në pranga ditën e sotme në Tiranë, për vepra të ndryshme penale. Mësohet se 1 person u kap me lëndë narkotike, 1 tjetër kryente aktivitetin e lojrave të fatit, 1 tjetër u arrestua për vjedhje, 1 për dhunë në familje 3 persona, pasi janë kapur në gjendje të dehur në timon si dhe në tjetër, pasi ka aksidentuar një motoçilksit.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. P, 30 vjeç, pasi në rrugën “Lekë Zaharia” në magazinën e lokalit të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Sh, 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis; R. Q, 18 vjeç, pasi gjatë dyshohet se në lokalin ku ishte i punësuar si kamarier kryente aktivitetin e paligjshme të lojrave të fatit. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë; B. V, 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ambientit përreth ku u konstatua ky shtetas, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M, 27 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë një unazë në argjendarinë e shtetasit O. A.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë ndalimi i shtetasit S. H, 50 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: B. H, 57 vjeç dhe A. K, 52 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur; I. K, 20 vjeç, pasi ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin B. V, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve; K. B, 33 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit dyshohet se është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

(I.A.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 9 persona policia e tiranes arrestohen 9 persona policia e tiranes

Sondazh

Poll