Aktualitet

Protestë për njohjen e kontributeve, Komuniteti shqiptar në Greqi: Duam të drejtën

21 Tetor 2021, 15:15 Nga DOSJA
Protestë për njohjen e kontributeve, Komuniteti shqiptar në

GREQI- Komuniteti shqiptar në Greqi kanë dalë ditën e sotme në protestë për të ëkrkuar njohjen e kontributeve të tyre të punës. Ata janë mbledhur ditën e sotme në sheshin Klafthmonos në Athinë, ndërkohë që ata kanë kërkuar që të shfyqëzohet ligji për vitet e qendrimit në Greqi për të përfituar pension. Sipas ligjit, për të përfituar pension duhen 40 vite qëndrim në Greqi

“Protestojnë nga gjithë Greqia. Është bërë një padrejtësi e madhe. E kanë pranuar edhe në Parlament që është bërë padrejtësi ndaj minoritarëve. Kjo padrejtësi duhet korrigjuar. Nuk duhet të kishte ndodhur. Jemi të edukuar me ligjin dhe jemi shumë në rregull me problemin e sigurimeve shoqerore. Na vjen mirë që kemi mbështetjen e vëllezërve tanë shqiptarë. Kërkojmë që të vihet dorë dhe të zgjidhet,” tha një protestues.

Ndërkohë që një tjetër protestues, u shpreh se kryeministri Mitsotakis do ta mbajë fjalën dhe ta zgjidh këtë problem

“Po protestojnë për të drejtat e tyre në fushën e sigurimeve shoqerore. Padrejtësi që i bëhet shqiptarëve. Besojmë se Mistotakis do të mbajë fjalën e tij për të zgjidhur këtë problem. Edhe ne minoritarët jemi me të njëjtin nivel me shtetasit greke. Përpjekjet tona do të vazhdojnë deri në fund derisa të zgjidhet kjo padrejtësi”, tha ai.

Kjo është protesta e tretë që ka mbajtur Komuniteti Shqiptar në Greqi në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që qeveria Mitsotakis u ka premtuar se do ta rishikojnë këtë gjë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet komuniteti shqiptar ne greqi kyriakos mitsotakis komuniteti shqiptar ne greqi kyriakos mitsotakis

Sondazh

Poll