Aktualitet

Dhunohet kryebashkiaku Binaj, arrestohet biznesmeni, sherri nisi për licencën

21 Tetor 2021, 08:19 Nga DOSJA
Dhunohet kryebashkiaku Binaj, arrestohet biznesmeni, sherri nisi për

VLORË– Kryetari i Bashkisë Selenicë Pëllumb Binaj është dhunuar nga biznesmeni Pellat Bonaj, 57 vjeç pas një konflikti për dhënien e licencës së një linje të transportit të udhëtarëve në Vlorë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më më parë pranë ambienteve të Bashkisë Selenicë. Biznesmeni Bonaj pretendon se Bashkia Selenicë e drejtuar nga Binaj i ka hequr licencën e linjës së transportit dhe ia ka dhënë një tjetër subjekti. 57-vjeçari pretendon se ajo licencë duhej t’i jepet atij dhe ka shkuar që t’i kërkojë llogari kryebashkiakut për këtë gjë.

Situata mes tyre është tensionuar dhe Bonaj e ka dhunuar Binajn dhe e ka goditur me grushte. Biznesmeni është vënë në pranga dhe akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Vetë Pëllumb Binaj, kryebashkiaku i Selenicës ka treguar se biznesmeni Pellat Bonaj ishte në gjendje të dehur në momentin që e ka dhunuar. Në një deklaratë për mediat, pas përplasjes fiizke mes tyre që çoi në arrestimin e Bonajt, kryebashkiaku thotë se e gjitha ishte një ngatërresë. Ai tregon se Bonaj kishte krijuar ‘monopol’ për linjën e transportit dhe nuk lejonte që të kishin dhe personat e fshatrave të tjera, duke sjellë probleme.

Pellat Bonaj zotëron biznesin me emrin tregtar “PELLAT BONAJ TRANS SH.P.K” që është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit që nga vitit 2017. Ky biznes ka në pronësi dy autobusë që përdoren për transportimin e udhëtarëve. Emri i biznesmenit Bonaj nuk është hera e parë që qarkullon në media. Dosja.al publikoi një denoncim në muajin qershor të vitit të kaluar, pasi qytetarët ankoheshin se 57-vjeçari po abuzonte me linjat e transportit gjatë periudhës së pandemisë, kur udhëtimin mes qyteteve ishte i ndaluar.

Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e Dosja.al në atë kohë, Bonaj kihte marrë përsipër të bënte transportin e infermierëve, por përveç atyre në furgona merrte edhe udhëtarë e fëmijë, duke mos u shqetësuar aspak për rrezikun që u kanosej nga Covid-19. Qytetari që dërgoi dhe fotot pranë Dosja.al shkruante se 57-vjeçari është edhe një konsumues i rregullt i alkoolit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

VD-E grushtoi për licencën, kryebashkiaku: Bonajn ishte i dehur, krijoi monopol

Dhunoi kryebashkiakun socialist! Kush është biznesmeni Pellat Bonaj, denoncimi

EMRI/ Kush është personi që dhunoi kryebashkiakun Pëllumb Binaj në Selenicë

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet kryebashkiaku i selenices dhunohet pellumb binaj pellat bonaj pellumb binaj dhunohet kryebashkiaku i selenices dhunohet pellumb binaj pellat bonaj pellumb binaj

Sondazh

Poll