Aktualitet

Ministrja Balluku njofton aksionin për transportin e paligjshëm: Nis nesër!

21 Tetor 2021, 14:51 Nga DOSJA
Ministrja Balluku njofton aksionin për transportin e paligjshëm: Nis

TIRANË- Nga nesër, Policia e Shtetit do të dalë në aksion për të luftuar transportin e paligjshëm të pasagjerëve. Në një takim me përfaqësuesit e Shoqatave të Transportit Ndërqytetas, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka njoftuar nisjen e aksionit që nga nesër. Duke paralajmëruar të gjithë ‘shkelësit e ligjit’. Ajo kërkoi nga përfaqësuesit e shoqatave që të japin informacione lidhur me personat që transportojnë pasagjerë në “të zezë”, duke shtuar se të dhënat do t’i shkojnë të gjitha Policisë së Shtetit.

Ne presim nga ju që të na informoni për të gjitha ato automjete që në rrugë lëvizin dhe kryejnë funksion të transportit publik. Do të marrim masa menjëherë. Do të kontaktojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në rast se do të konstatohet nga ata që këtu kryhen veprime të paligjshme sigurisht do të ketë edhe marrjen e masave të duhura. Unë po e bëj me dije sot që të mos kemi nesër nga këto thëniet “ç’qe kjo fushatë që nisi, pse po goditemi”, që të gjitha ato automjete private që në rrugët e Shqipërisë lëvizin duke kryer funksione të transportit në mënyrë të paligjshme duke nisur që nesër, policia do të ketë një aksion për të zhbërë njëherë e mirë të gjithë këtë situatë. Siç me shumë të drejtë përfaqësuesit e shoqatave e transportit thanë një nga arsyet kryesore e problematikave që hasin është edhe konkurrenca e padrejtë që vjen nga subjektet e palicencuara ose nga automjetet private. Në këtë moment kur flitet për krizë kaq të madhe globale, kur flitet për çmimet e karburanti të rritura, kur flitet për të gjitha efektet postpandemike. Kur flitet për vetë pandeminë që vazhdon dhe subjektet punojnë me numër të kufizuar qytetarësh ne nuk mund të lejojmë më pavarësisht se kemi pasur disa herë aksione dhe marrje masash, por kësaj radhe do ta bëjmë me grusht të hekurt dhe do ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm,”-tha Balluku.

Ndërkohë që shtoi, se njëjti si në Tiranë, edhe në bashkitë e tjera do të ketë nga në terminal për mjetet e transportit ndërqytetas.

“Kemi ide për terminalet në qytete por nuk mund të presim pafund për pushtetin lokal që të reagojë. Do ta shohim sipas performanës së Bashkive. Ndërkohë fiskalizimi është i rëndësishëm. Do të ulte edhe evazionin fiskal. Edhe për rimbursimin e TVSH duhet që të flasim me ministrinë e Financave,”-shtoi ajo.

Takimi vjen pak ditë pasi Shoqata e Transportit Qytetas në Tiranë njoftoi se ka përgjysmuar flotën e autobusëve në rrugët e kryeqytetit me argumentin se kishin kosto të larta për shkak të shtrenjtimit të naftës. Po ashtu, Shoqata kërkonte indeksim të çmimit të karburantit duke kërcënuar se nëse nuk merren masa, atëherë në nëntor do të operojnë më 20% të kapacitetit. Këto kërkesa, ministrja sot u shpreh e gatshme që t’i negocionte me “Ekonominë dhe Financat”.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni per transportin e paligjshem belinda balluku aksioni per transportin e paligjshem belinda balluku

Sondazh

Poll