Aktualitet

Zbulohet arsyeja! Pse u pezullua shefi i Komisariatit të Korçës, kë lejoi të kalonte

21 Tetor 2021, 13:09 Nga DOSJA
Zbulohet arsyeja! Pse u pezullua shefi i Komisariatit të

KORÇË– Shefi i Komisariatit të Korçës, Krenar Gjokutaj, u pezullua nga detyra gjatë operacinit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Ankesave, drejtoria e Tiranës. Pas njoftimit të djeshëm, në rrjet qarkulloi versioni se shkak për pezullimin e tij nga detyra, ishte se shefi Gjokutaj është “djegur” pasi në përgjime është kapur duke udhëzuar efektivët e patrullave që të linin të kalonin një prift që udhëtonte gjatë kohës kur në fuqi ishte ora policore. Këtë version ka dhënë edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili me anë të një postimi në Facebook shkruan se shkaku i pezullimit nga detyra ishte qesharak. 

“Kur e pashe ne fillim kete lajmin se pezullohet shefi i policise ne Korce pasi lejoi priftin te qarkullonte pas ores policore thashe do jete ndonje fake. Por qenka i vertete. Ketu gomarlleku ka vene brire. Shkarkohen dy drejtues policie se lane nje prift te shkonte ne nje familje per nje rit fetar pas ores policore. Domethene polici duhet te kishte arrestuar priftin. Seriozisht e kane keta? E para kjo ora policore eshte nje budallek i madh, qe e vene keta te Komitetit per te justifikuar rrogat qe marrin. Se pune tjeter s’bejne ata vec kesaj. E dyta, ketu ke me qindra police te perfshire drejteperdrejte ne trafik nderkombetar droge, keta merren me policin qe la priftin,”-shkruan gazetari.

Por në fakt, Dosja.al ka mësuar se Gjokutaj ka ndërhyrë për shoferin e një përfaqësuesi të Komunitetit Bektashi në zonë, i cili për shkeljet e bëra duhet të gjobitej me gjobë, e cila sipas aktit normativ parashikon 100-400 mijë lekë të vjetra dhe 30 ditë pezullim për lejen e drejtimit. Efektivët e patrullës i kanë marrë patentën, por nuk kanë mbajtur asnjë procesverbal lidhur me procedurën, duke i kërkuar shoferit që të paraqitej të nesërmen në Komisariat. Këtu shfaqet edhe Gjokutaj, i cili ka ndërhyrë që shoferi të merrte pas patentën, pa u ndëshkuar për shkeljet. Pasi i kanë mbajtur për thuajse një javë lejen e drejtimit, shoferi e ka marrë pas, por pa asnjë gjobë.

Gjokutaj u pezullua dje nga detyra gjatë operacioneve të zhvilluara ditën e djeshme, ku gjithsej janë arrestuar 4 efektivë policie në Tiranë dhe 6 të tjerë janë pezulluar në Korçë. Bashkë me shefin e Komisariatit Gjokutaj është pezulluar edhe ai i Qarkullimit Rrugor, Kelmend Pikuli.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen policet ne tirane krenar gjokutaj arrestohen policet ne tirane krenar gjokutaj

Sondazh

Poll