Sport

Shtohet infermieria bergamaske: tërheqje muskulare edhe për Demiral

21 Tetor 2021, 05:54 Nga DOSJA

ITALI – Merih Demiral, i zëvendësuar në ndeshjen ndaj “Djajve të Kuq” në Mançester nga Matteo Lovato në pjesën e dytë, pasi kishte shënuar golin e dytë për Atalantën në “Old Trafford”, raportoi një tendosje muskulore në kofshën e djathtë.

Mbrojtësi i kombëtares turke do t’i nënshtrohet testeve instrumentale në ditët në vijim për të përcaktuar shkallën e saktë të dëmtimit.

Bergamaskët kështu shtojnë një tjetër të padisponueshëm në një listë tashmë të gjatë, duke përfshirë Berat Djimsiti (i operuar në parakrahun e majtë), Robin Gosens (dëmtimi i femurit të djathtë), Hans Hateboer (duke u shëruar nga operacioni në gishtin e pestë), Matteo Pessina (lëndim i shkallës së dytë në fleksorin e djathtë) dhe Rafael Toloi (nxjerrje të aduktorit të djathtë).

Të dielën, në ndeshjen e javës së 9-të të Serie A, skuadra bergamaske e Atalantës do të presi në shtëpi Udinesen.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport berat djimsiti (i operuar në parakrahun e majtë) do të presi në shtëpi udinesen hans hateboer javës së 9-të të serie a matteo lovato mbrojtësi i kombëtares turke merih demiral në mançester në ndeshjen ndaj “djajve të kuq” robin gosens skuadra bergamaske e atalantës berat djimsiti (i operuar në parakrahun e majtë) do të presi në shtëpi udinesen hans hateboer javës së 9-të të serie a matteo lovato mbrojtësi i kombëtares turke merih demiral në mançester në ndeshjen ndaj “djajve të kuq” robin gosens skuadra bergamaske e atalantës

Sondazh

Poll