Aktualitet

Lefter Koka kundër vendimit të LSI: S’kam motiv për të djegur mandatin

18 Shkurt 2019, 21:15 Nga DOSJA
Lefter Koka kundër vendimit të LSI: S’kam motiv për të

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh ish-minisëtr i Mjedisit, Lefter Koka, ka dalë me një deklaratë ndryshe nga vendimi i grupit të LSI.

Në një intervistë për gazetën “Bulevard”, Lefter Koka shprehet se nuk ka motiv për të djegur mandatin.

“Nuk kam motiv për të djegur mandatin”, shprehet Koka.

Deklarata e plotë e tij do të publikohet nesër në gazetën “Bulevard”.

Kujtojmë se ditën e sotme Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, pas mbledhjes së grupeve parlamentare vendosën djegien e mandateve si e vetmja zgjidhje përballë qeverisë, që sipas tyre ka kapur drejtësinë dhe jo vetëm. (Lexo dhe këtu)

Pas mbledhjes së grupit të LSI, Kryemadhi u shpreh “Rruga e djegies së mandateve është rruga e vetme për rikthimin e ligjshmërisë.

Prandaj vendosi djegien e mandateve dhe mandaton kryetaren e LSI për të marrë të gjitha hapat statutore dhe politike në përmbushje të këtij vendimi”. (Lexo dhe këtu)

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet djegia e mandateve te opozites lefter koka lsi nuk kam motiv djegia e mandateve te opozites lefter koka lsi nuk kam motiv

Sondazh

Poll