Aktualitet

PAMJET me pullë “+18”! Pengmarrja e Jani Prengës, momenti kur trupi tërhiqet zvarrë

20 Tetor 2021, 19:24 Nga DOSJA
PAMJET me pullë “+18”! Pengmarrja e Jani Prengës, momenti

TIRANË– Dalin video të reja nga pengmarrja e Jani Prengës, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Në pamjet e mëposhtme të publikuara në “Në shënjestër”, të cilat kanë përsipër pusullën +18, duket qartë momenti kur pengmarrësit e tërheqin zvarrë duke e nxjerrë nga një furgon i bardhë për ta futur brenda resortit “Golden” në Shijak. Po ashtu, nga të njëjtat kamera, shfaqet momenti kur pengmarrësit me qetësi pastrojnë me kujdes furgonin me disa leçka. 

Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 janarit në Kamëz dhe u fut në një automjet Range Rover, që i ishte vjedhur një këngëtareje tallavaje. Nga hetimet rezulton se rrëmbimi i tij u urdhërua nga krerët e disa grupeve kriminale, pasi vëllai i 49-vjecarit kishte zhdukur një sasi të madhe kokaine që vinte nga Ekuadori.

Dritan Rexhepi nga burgu i Ekuadorit, ku po vuan dënimin për trafik droge, dhe Gentian Doçi Funiqi, kontaktuan me familjarët e Jan Prengës dhe u kërkuan atyre që të detyronin vëllain të kthente mallin dhe më pas do të lirohej pengu. Pavarësisht se Astrit Prenga e ktheu sasinë prej 106 kg kokainë dhe pagoi shumën prej 700 mijë paundësh, grupet kriminale i zhdukën trupin e vëllait.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet jani prenga pengmarje ne kamez jani prenga pengmarje ne kamez

Sondazh

Poll