Aktualitet

Tragjedia e familjes në Astir / Del ekspertiza, djali i sëmurë i vuri flakën banesës

20 Tetor 2021, 18:31 Nga DOSJA
Tragjedia e familjes në Astir / Del ekspertiza, djali i sëmurë i

TIRANË– Del ekspertiza e zjarrit që ra në apartamentin në Astir, ku jetonin nënë e bir, Hava dhe Klodian Osmënaj. Sipas ekspertëve, në orët e para të mëngjesit të 16 tetorit, 36-vjeçari, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor kishte mbledhur në mes të kuzhinës rroba dhe sende duke u vënë flakën.

Zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë apartamentin duke bllokuar çdo mundësi që nënë e bir të dilnin prej shkallëve të pallatit. Kështu që të dy dolën në ballkon, nga ky edhe u hodhën prej katit të tretë.

Për shkak të impaktit me tokën, 62-vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa i biri ndodhet ende në spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se i riu ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore, duke rrezikuar edhe jetën. Për këtë arsye, atij nuk i është marrë ende dëshmia lidhur me çfarë ndodhi natën e zjarrit, në apartamentin në periferi të Tiranës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet hava osmënaj klodian osmënaj zjarr ne astir hava osmënaj klodian osmënaj zjarr ne astir

Sondazh

Poll