Aktualitet

ILD propozon shkarkimin e prokurorit Shkëlqim Kokana

20 Tetor 2021, 18:25 Nga DOSJA
ILD propozon shkarkimin e prokurorit Shkëlqim Kokana

TIRANË- Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e prokurorit të Prokurorisë në Gjirokastër, Shkëlqim Kokona. Ndërkohë që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka caktuar datën 13 dhjetor për seancën ndaj tij.

Ishte Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ai që kërkoi nga ILD nisjen e hetimeve pasi hetuesi dyshohet se ka kryer shkelje të rënda të ligjit.

Në tetor të 2020-ës, kryeprokurori Olsian Çela i ka kërkuar Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë përbëjnë indicie për shkelje disiplinore në ushtrimin e detyrës nga ana e prokurorit Kokona. Ky i fundit ka mohuar akuzat e ngitura ndaj tij duke pretenduar se akuzat ndaj tij janë trilluar nga një avokat dhe një anëtar i KLP-së, fill pas pas arrestimit të kreut të krimit të organizuar në Pogradec.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ild shkelqim kokona ild shkelqim kokona

Sondazh

Poll