Aktualitet

Komisioni për ’25 prillin’/ Maxhoranca bojkot, Alibeaj: Takimi i radhës, të premten

20 Tetor 2021, 14:18 Nga DOSJA
Komisioni për ’25 prillin’/ Maxhoranca bojkot, Alibeaj: Takimi

TIRANË– Sot, në orën 15:00, ishte vendosur që maxhoranca dhe  opozita të mblidheshin në ambientet e Byrosë së Kuvendit për të vijuar punimet lidhur me hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit. Por në sallë janë paraqitur vetëm deputetët e opozitës, pasi maxhoranca kishte vendosur që ta merrte “pushim”.

Pasi kanë pritur për më shumë se një orë mbërritjen e deputetëve të maxhorancës, kryetari i Komisionit Hetimor, Enkelejd Alibeaj tha për mediat se të gjithë ishin njoftuar për takimin e radhës dhe kishin rënë dakord. Po ashtu, ai shton se mungesa e maxhorancës tregon edhe për vullnetin e socialistëve për të hetuar lidhur me gjithë akuzat e ngritura mbi “25 prillin”. Ndërkohë, duke përfituar nga prezenca e mediave, Alibeaj bëri publike edhe orën e takimit të radhës, të premten në orën 10:00 të paradites. 

Nga ana tjetër, zëvendëskryetari i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Toni Gogu ka justifikuar bojkotin e socialistëve duke u shprehur se Enkelejd Alibeajn po shkel rregulloren. Sipas tij, socialistët kishin propozuar mbajtjen e mbledhjes ditën e enjte, ndërsa mbledhja për ditën e sotme nuk është votuar.

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është konstituuar më 18 tetor, e për tre muaj, do të verifikojë përdorimin e të dhënave personale për qëllime elektorale; verifikimin e përdorimit të fondeve publike për qëllime elektorale, duke përfshirë edhe shpërndarjen e fondeve të tërmetit tragjik të vititn 2019, legalizimet gjatë fushatës elektorale si dhe punësimet në administratë po gjatë kësaj periudhe kohore. Në këtë komsion pritet të dëshmojë kryeministri Edi Rama, politikanë të tjerë por edhe gazetarë. Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është vetëm një nga kërkesat e Bashës për në aksionin opozituar institucional brenda Kuvendit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mbledhja e Komisionit Hetimor, Kuvendi: Nuk u zhvillua prej mungesës së kourumit

Bojktoi në Komisionin për Zgjedhjet, PS: Alibeaj po shkel rregulloren

VD-Maxhoranca bojkot ndaj Komisionit Hetimor/ Alibeaj: S’e prisja që të ndodhte

Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, Vasili: Çfarë turpi! Po zvarritet…

Gazment Bardhi: PS bojkoton komisionin e hetimit te zgjedhjeve

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike komisioni hetimor per 25 prillin komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll