Aktualitet

Grabitet noteri në Sarandë, ‘maskat’ e lidhin familjarisht dhe i marrin 20 mln lekë

20 Tetor 2021, 07:31 Nga DOSJA
Grabitet noteri në Sarandë, ‘maskat’ e lidhin familjarisht

SARANDË –  Noteri nga Saranda, Thoma Kaçi dhe familja e tij kanë rënë “pre” e një grabitje me armë ditën e sotme, teksa 2 persona të maskuar janë futur në shtëpinë e tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10 në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës.

Personat e maskuar, të cilët ende nuk janë identifikuar, janë futur në shtëpinë e noterit dhe duke i kërcënuar me kallashnikov kanë arritur të marrin 20 milionë lekë të vjetra. Hajdutët kanë lidhur 63-vjeçarin dhe familjarët e tij dhe pasi kanë marrë paratë dhe 2 çelësa makinash janë larguar. Noteri Kaçi nuk ka pësuar dëmtime fizike dhe ka njoftuar menjëherë Policinë për të denoncuar grabitjen.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh. Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shpërdorim detyre dhe falsifikim, detaje të reja mbi noterin që u grabit në Sarandë

Ky është noteri që e lidhën dhe i grabitën 20 milion lekë

(f.m/m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore grabitet noteri ne sarande sarande thoma kaçi grabitet noteri ne sarande sarande thoma kaçi

Sondazh

Poll