Aktualitet

Vdekja e rusëve/ Hetimet kthehen në pikën 0, ISHP: Mostrat s’u morën siç duhet

20 Tetor 2021, 18:12 Nga DOSJA
Vdekja e rusëve/ Hetimet kthehen në pikën 0, ISHP: Mostrat

TIRANË– Kanë kaluar 5 ditë nga vdekja e katërfishtë e turistëve rusë në hotelin “Gloria” në Qerret të Kavajës. Por ende nuk ka një verdikt përfundimtar lidhur me vdekjen e tyre nga autoritetet shqiptare.

Madje këto të fundit kanë filluar përplasjen mes tyre. Shefi departamentit të ujit dhe mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik, Arben Luzati deklaroi se ISHP ka kthyer pas provat materiale të marra në ujin e pishinës dimërore dhe klorin e përdorur në të.

Sipas tij, provat e marra nga vendi i ngjarjes nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore nuk ishin në normat e kërkuara nga ligji. Ndaj janë detyruar që të shkojnë sërish vetë në vendin e ngjarjes, për të marrë sërish mostra uji dhe klori nga pishinia dimërore.

Ndërkohë Prokuroria e Kavajës ka vendosur që trupat e katër viktimave të qëndrojnë në morg deri sa të ketë një përgjigje nga mjekësia ligjore për shkakun e vdekjes. Por ende nuk kanë asnjë ndihmesë nga ana e autoriteteve ruse. Këta të fundit kanë kërkuar vetëm zbardhjen e shkakut të vdekjes, por deri më tani nuk kanë sjellë asnjë ekspert për të ndihmuar autoritetet shqiptare.

Trupat e katër turistëve rusë pritet të tërhiqen nga djali i familjes, i vetmi i mbijetuar, i cili ndodhej në Rusin ë momentin që ndodhi tragjedia. Përgjigjet përfundimtare nga Mjekësia Ligjore nuk kanë dalë ende por prokuroria po heton për vrasje. Megjithatë nuk përjashtohen edhe pistat e helmimit, pasi dyshohet se uji apo klori do të mund të ketë lëndë helmuese.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vdekja e 4 turistëve/ Ambasada ruse: Presim me padurim zbardhjen e ngjarjes!

Gabime në hetimet e vdekjes së rusëve, kthehen pas provat e prokurorisë

VD- Pamjet nga pishina ku humbën jetën katër turistët rusë

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll