Aktualitet

Luan Baçi pas largimit nga drejtimi i PD në Fier: S’më është njoftuar shkarkimi

20 Tetor 2021, 08:11 Nga DOSJA
Luan Baçi pas largimit nga drejtimi i PD në Fier: S’më

FIER- Lëvizja në Partinë Demokratike, dega Fier, ka shkaktuar trazira brenda selisë blu. Pas komandimit në krye të degës së PD-së së Fierit ish-kreun e bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj, kanë ardhur reagimet e para. Deputeti Luan Baçi, i cili më parë ka mbajtur pozitën e kreut të PD-së në Fier, tha se emërimin e kishte diskutuar mbrëmë edhe me kryetarin Lulzim Bashën, por nuk kishte dhënë konsensusin e tij lidhur me emërimin. Në mbledhjen e zhvilluar me kryesinë e PD-së në Fier, ai tha lëvizjet janë të mirëpritura, por shton se nuk mund të bëhen pa votën e Kryesisë, teksa emërimin e Kapllanaj e quan “qokë”.

Ndërkohë që reagime ka pasur edhe Flamur Noka dhe Ibrahim Morina. Ky i fundit, ka bërë me dije se Kapllanaj ka qenë një i dënuar me burg në Itali. Morina shton se me këtë veprim, Basha ka fyer të gjithë ish-kryetarët e kësaj dege, duke shtuar se i ka krahasuar më një të dënuar ordiner si Kapllanaj.

Por ka një paqartësi në lidhje me largimin e Baçit nga drejtimi i degës së PD Fier, pasi përkundër deklaratave të tij, para zgjedhjeve të 25 prillit Basha nxori një urdhër ku kryetarët e degëve që donin të garonin për deputet, duhej të hiqnin fillimisht dorë nga posti lokal. Ndërkohë që Luan Baçi garoi si deputet në Fier në zgjedhjet e 25 prillit, duke fituar edhe mandatin.

Heqja e Luan Baçit si kryetar i degës së PD në Fier, Noka: Viktima e radhës e Bashës

“U takova me Bashën”/ Luan Baçi: Më kërkoi që të jap dorëheqjen, refuzova

Basha vendos në krye të PD-së në Fier Kapllanajn, Morina: Na barazove me të dënuar

Luan Baçi dha dorëheqjen! Basha komandon kreun e ri të degës së PD në Fier

(K.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike agron kapllanaj flamur noka ibrahim morina luan baci lulzim basha agron kapllanaj flamur noka ibrahim morina luan baci lulzim basha

Sondazh

Poll