Aktualitet

Vijon rezistenca e banorëve të Laprakës, paralajmërojnë protesta para kryeministrisë

20 Tetor 2021, 18:45 Nga DOSJA
Vijon rezistenca e banorëve të Laprakës, paralajmërojnë

TIRANË– Banorët e Laprakës kanë mbajtur sot protestën e tyre të 11-të kundër devijimit të lotit të Unazës së Madhe. Qindra familje të kësaj zone rrezikojnë të preken nga ky projekt. Ata kërkojnë prej ditësh transaprencën dhe zbardhjen e ketij projekti, të cilin e konsiderojnë abuziv. Rreth 700 banesa pritet të shemben dhe për banorët është ende e paqartë se si do të vijojnë procedurat, në lidhje me dëmshpërblimin që presin të marrin.

“Kemi më shumë se një muaj që protestojmë për projektin e Unazës së Madhe dhe ende nuk na është dhënë asnjë shpjegim. Pavarësisht protestave tona të përditshme, e shoh që autoritetet nuk po reagojnë, kështu që mosbesimi ynë sa vjen e rritet. Jemi të ndërgjegjshëm që projekte të tilla të mëdha infrastukturore duhet të zhvillohen, nuk jemi asnjëri kundër. I gjithë ky komunitet këtu ka ndërtuar jetën në bazë të projekteve publike të mëparshme që gjendeshin në Bashkinë e Tiranës. Por, kush favorizohet nga ky projekt i ri? Është një betejë, të cilën ne do ta vazhdojmë dhe protestat tona do të përshkallëzohen, do shkojmë edhe para kryeministrisë, poshtë zyrës kryeministrit nëse do të jetë e nevoshme,” u shpreh një prej banorëve.

Banorët e Laprakës kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat, me vlerën e tregut. Ata i nisën protestat e tyre në fillim të këtij muaji dhe paralajmërojnë se do t’i përshkallëzojnë në rast se nuk do të marrin infromacionet dhe transparencën e kërkuar. Edhe pse protesta e qytetarëve vijon prej gati një muaji tashmë, asnjë prej institucioneve përkatëse nuk ka dhënë ende një njoftim zyrtar.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e laprakes protesta ne laprake unaza e re banoret e laprakes protesta ne laprake unaza e re

Sondazh

Poll