Aktualitet

‘E mbanin me lloj-lloj arsyesh’/ Ekstradohet në Itali “mbreti” shqiptar i kokainës

20 Tetor 2021, 17:58 Nga DOSJA
‘E mbanin me lloj-lloj arsyesh’/ Ekstradohet në Itali

ITALI– Pas 2 vitesh, më në fund autoritetet shqiptare kanë ekstraduar drejt Italisë Dorian Petokun. Ai u arrestua në 30 janar të vitit 2019 në Tiranë dhe tashmë është në duart e drejtësisë italiane. Sipas mediave italiane, Petoku nuk është vetëm një trafikant droge, ai është “mbreti i trafikut evropian të drogës” dhe është një nga figurat më të spikatura të mafies shqiptare, e cila ka mbushur Romën me kokainë, marijhuanë dhe armë.

Petoku ra në pranga falë operacionit të përbashkët me autoritetet italiane të koduar “Brasile low cost”. E pas më shumë se 2 vitesh zbarritje organi gjyqësor shqiptar më në fund dha “ok” për ekstradimin në Itali të Dorian Petokut.

“Ai mbahej me lloj-lloj arsyetimesh në burgjet e atdheut, pavarësisht këmbënguljes së hetuesve tanë,”-thuhet në mediat italiane.

33-vjeçari akuzohet se është pjesë e një grupi që kishte tentuar të trafikonte 7 ton kokainë nga Brazili në Itali, por autoriteteve në Romë u kishte shpëtuar, ndërsa tashmë do të përballet me veprat penale. Në Itali për këtë dosje janë disa të arrestuar, mes të cilëve Silvano Mandolesi, Marcello Sciaffini, Salvatore Casamonica dhe malazezi Tomislav Pavloviç.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dorian petoku ekstradohet dorian petoku dorian petoku ekstradohet dorian petoku

Sondazh

Poll