Bota

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Marrëveshjet me Serbinë duhet të zbatohen

20 Tetor 2021, 17:52 Nga DOSJA
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Marrëveshjet me Serbinë

KOSOVË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se të gjitha marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të zbatohen përfshirë edhe atë për Asoaciaionin e Komunave me shumicë serbe. Kallzo.com shkruan se në një konferencë për media, Szunyog tha se i takon palës kosovare se si të sugjerojë zgjidhje për zbatimin e marrëveshjes së Asociacionit.

“Si BE dhe kjo është edhe në Raportin e Progresit, duhet zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe kjo përfshinë edhe marrëveshjen nga viti 2013. Më lejoni t’ua përkujtoj se kjo marrëveshje nuk është dakorduar vetëm në dialog, por edhe nga Kuvendi i Kosovës, pra është një ligj i këtij vendi. Kjo i takon Prishtinës, palës kosovare që të sugjerojë mënyra se si të zbatohet, natyrisht që ne jemi në dijeni për vendimin e Gjykatës Kushtetues. Nëse jo [moszbatimi], kjo duhet të ngritet në BE dhe Bruksel dhe të diskutohet”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni marreveshjet kosove-serbi tomas szunyog marreveshjet kosove-serbi tomas szunyog

Sondazh

Poll