Bota

Ndryshime në median sociale Facebook, pritet të marrë një tjetër emër

20 Tetor 2021, 16:50 Nga DOSJA
Ndryshime në median sociale Facebook, pritet të marrë një

SHBA– Media sociale Facebook, që ka qenë një pjesë e madhe e jetës tonë gjatë dekadës së fundit, mund të mos quhet më Facebook. Sipas mediave të huaja ndryshimi pritet të ndodhë javën e ardhshme. Burime të brendshme të kompanisë, njoftojnë se Mark Zuckerberg do të flasë për ndryshimin e emrit gjatë konferencës “Connect” të Facebook, që do të mbahet më 28 tetor. Megjithatë, njoftimi mund të vijë shumë më shpejt.

Detajet mbi këtë lëvizje të Zuckerberg janë të pakëta. Ende nuk dihet se si do të jetë emri i ri, apo nëse brandi i Facebook do të ndryshojë plotësisht. Facebook ka pushtuar botën e mediave sociale dhe nëse kompania dëshiron të zgjerohet, do të shikojë përtej pronave të saj aktuale kryesore: Facebook, Instagram dhe WhatsApp.

Sipas fjalëve që qarkullojnë në rrjet është e mundur që emri i ri të pasqyrojë produktin e  shpallur kohët e fundit “Horizon”, një produkt i realitetit virtual ende në zhvillim.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota emer tjeter per facebook facebook mark zuckerberg emer tjeter per facebook facebook mark zuckerberg

Sondazh

Poll