Bota

Letonia në izolim, ndalohet për 1 muaj lëvizja për shkak të rritjes së infektimeve

20 Tetor 2021, 17:11 Nga DOSJA
Letonia në izolim, ndalohet për 1 muaj lëvizja për shkak

LETONI– Letonia ka njoftuar një bllokim një mujor të Covid-19 pas një rritje të infeksioneve, duke u bërë vendi i parë në Evropë që rivendos kufizimet e gjera në të gjithë kontinentin. Vendi baltik ka një nga nivelet më të larta të rasteve të reja Covid në raport me popullsinë në botë.

“Sistemi ynë shëndetësor është në rrezik. E vetmja rrugëdalje nga kjo krizë është të vaksinohemi,” tha kryeministri, Krsjanis Karins, të hënën në mbrëmje në një mbledhje urgjente të qeverisë.

Vetëm 57% e 1.9 milion Letonezëve janë vaksinuar plotësisht, shumë më poshtë mesatares së BE-së prej 74%. Qeveria vendosi një shtetrrethim njëmujor gjatë natës, nga ora 8 pasdite deri në 5 të mëngjesit, mbylli shkollat dhe të gjitha dyqanet jo thelbësore. Kritikët thonë se një normë e ngadaltë dhe e pabarabartë e vaksinimit ka çuar në rritjen e infeksioneve. Letonia është vendi i parë në Evropë që rivendos një bllokim të rreptë.

Organizata Botërore e Shëndetit tha se kishte një rritje prej 7% në rastet e reja të koronavirusit në të gjithë Evropën javën e kaluar. Pandemia ka goditur veçanërisht vendet me numrin më të ulët të vaksinimit në Evropën qendrore dhe lindore.

Burimi: The Guardian

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid-19 letonia ne lockdown mbyllet letonia covid-19 letonia ne lockdown mbyllet letonia

Sondazh

Poll