Bota

Progres-raporti i KE-së për Kosovën, Osmani: I gabuar, nuk pajtohem me konstatimin

20 Tetor 2021, 15:48 Nga DOSJA
Progres-raporti i KE-së për Kosovën, Osmani: I gabuar, nuk

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kundërshtuar ashpër konstatimet e Komisionit Evropian në Progres-Raportin e Komisionit Europian për Kosovën. Gazeta Ekspress shkruan se Osmani ka thënë se nuk pajtohet fare me raportin për sa i përket procesit të “Vettingut” të nisur nga Qeveria Kurti.

“Nuk pajtohem fare më këtë konstatim. Në fakt mungesa e vettingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi. Mos realizimi I vettingut nuk i kontribuon përpjekjeve të institucioneve për sundimit ë ligjit, e as të ardhmes evropiane të vendit tonë”, tha Osmani.

Osmani ka thënë se nuk pajtohet edhe me konstatimin e dytë në Raportin e Progresit së procesi i Vettingut duhet të jetë një masë e fundit e jashtëzakonshme kur të gjitha mundësitë e tjera janë shteruar

“Edhe ky konstatim është i gabuar, sepse mekanizmat ekzistues janë këtu dhe s’kanë realizuar efektiv. Për këto BE-ja vetë ka kritikuar për vite të tëra. Prandaj Vettingu jo që është i rëndësishëm por i domosdoshëm. Për dallim nga ajo që konstatohet në Raport, ky proces do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të vazhdojë. Me mekanizmat ekzistues nuk do të mund të realizohen reformat në sistemin e Drejtësisë. Vettingu do të bëhet me standarte. Si presidente e vendit, kërkoj që procesi të vazhdojë e të mos ndalet dhe të përshpejtohet. Inkurajoj institucionet që të vazhdojnë punën”, ka thënë Osmani.

LEXO EDHE: Progres-raporti i KE-së për Kosovën: Ka bërë progres të kufizuar

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni albin kurti progres-raporti i ke-së për kosoven vjosa osmani albin kurti progres-raporti i ke-së për kosoven vjosa osmani

Sondazh

Poll